Mbetet ende e pazbardhur vrasja e efektivit të Policisë, Xhulio Prela, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Gajush të Shkodrës.
Policia po heton në disa pista, por ende nuk ka një autor dhe motiv mbi ngjarjen.
Personi I fundit që e takoi 26 vjeçarin pak momente para se të vritej është Pjetër Gavoci.
Ky i fundit po kthehej nga Britania e Madhe dhe u shoqërua nga Rinasi për në banesën e tij, nga efektivi i FNSH-së, Xhulio Prela.
Ka qenë po ky i fundit që i kishte kërkuar 26-vjeçarit që ta dërgonte deri në Shkodër.
Kjo për vetë faktin se Prela ishte efektiv policie dhe e kishte më të lehtë të lëvizte në kushtet kur vendi ndodhet në masa të karantinës
Gavoci ka thënë në Polici se menjëherë pasi ka mbërritur në fshatin Kosmaç në banesën e tij, Prela i ka thënë se i duhej të kthehej në Tiranë pasi aty kishte të fejuarën që e kishte lënë vetëm.
Ndërkohë që pikërisht pas kësaj ndarje, Xhulio Prela u ekzekutua në Lezhë.
Lidhur mbi ngjarjen, hetuesit janë kthyer edhe njëherë në vendngjarje, për të analizuar kamerat e bizneseve. Por një arsye është edhe për të gjetur dëshmitarë të rinj të cilët mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.