Policia e Tiranës njoftoi se tre persona u arrestuan të mërkurën pas protestës e cila eskaloi.
Protesta ishte thirrur për shkak të vrasjes së Klodian Rasha, pasi nuk përfilli orën policore dhe nuk pranoi t’i respektonte urdhrat e ndalimit të Policisë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se janë lënduar 16 persona.
“Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së ndërhyrjes së shpejtë. Si dhe kanë thyer me gurë disa automjete të policisë”, thuhet mes të tjerash në njoftim.