Një automjet ka marrë flakë në aksin rrugor që të çon drejt TEG, në afërsi të Saukut.
Zjarri ka qenë i fuqishëm duke e shkrumbuar totalisht makinën.
Policia dhe shërbimi zjarrfikës mbërritën menjëherë në vendngjarje.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nëse ka ka patur persona të lënduar nga ngjarja.