Mbrëmjen e sotme, një makinë ka marrë flakë në ecje në zonën e Brrylit në Tiranë.
Shkak dyshohet të jetë bërë një defekt teknik në pjesën e motorit, ku për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale pa probleme për drejtuesin, raporton policia.
“Më datë 24.12.2020, rreth orës 19:00, tek Brryli, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorit ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues A. Gj, ku ka vetëm dëme materiale.
Nuk ka probleme për drejtuesin e mjetit. Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.