PD: Veliaj mblodhi 30 milionë usd nga taksa e arsimit, por nuk ndërtoi asnjë shkollë

Tirana

PD: Veliaj mblodhi 30 milionë usd nga taksa e arsimit, por nuk ndërtoi asnjë shkollë

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 13:58
Mateo Spaho

Tirana është sot qyteti me taksat më të larta në vend, thotë Partia Demokratike dhe denoncon faktin që bashkia vazhdon të marrë taksën për infrastrukturën arsimore ndërkohë që nuk është bërë asnjë ndryshim.

“Kur taksa u vendos nga Erion Veliaj, sapo mori drejtimin e Tiranës, u tha se qëllimi parësor është heqja përfundimisht e mësimit me dy turne, rikonstruksioni i shkollave ekzistuese dhe ndërtimi i 17 shkollave të reja. 

Sot, të gjithë e dimë se ky është një premtim i pambajtur. Erion Veliaj vazhdon të na zhvasë nga lekët me taksën gjoja të përkohshme të arsimit, por fëmijët janë me 2, 3, madje edhe me 4 turne. 17 shkollat e reja ekzistojnë vetëm në projektet klienteliste korruptive të PPP-ve“ denocoi eksperti i PD-së Mateo Spaho.

 PD kujton se nga viti 2016 deri më sot Erion Veliaj ka arkëtuar 30 milionë usd nga kjo taksë. Më keto të ardhura duhet të ishin ndërtuar së paku 12 shkolla moderne.

“Me kaq shumë para të marra nga qytetarët e Tiranës, çdo shkollë në Tiranë duhet të kishte ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm me kushtet minimale të higjenës për të mos shndërruar shkollat ne vatrat më të mëdha të infeksionit. 

Me 30 milionë dollarë, Erion Veliaj do të duhej  të kishte ndërtuar së paku 12 shkolla moderne deri më  tani. Por sa shkolla ka ndërtuar në fakt?

Pëgjigja është zero shkolla! “

 Pse? Sepse është një politikan që premton shumë dhe bën pak ose aspak. Sepse është modeli i politikanit që nuk na duhet, i cili ka interesin e klientëve të parin. 

PD kujton se megjithëse ka kaluar 1 vit nga tërmeti, Erion Veliaj dhe Edi Rama nuk kanë ndërtuar asnjë shkollë të dëmtuar në Tiranë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat