Në pamje të parë një rrugë tek “5 Maji” duket sikur i përket një zone rurale por në fakt bëhet fjalë për një rrugë fare pranë qendrës së Tiranës. E megjithatë rruga “5 Maji” ka marrë pamjen e një aksi të harruar në zonat rurale.
Banorët thonë se prej vitesh vuajnë mungesën e rrugës ndërsa thonë se ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër pasi nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e situatës
Rruga quhet “Ymer Beqiri” dhe prej vitesh zona nuk ka përfituar asnjë investim nga ana e Bashkisë dhe pse janë taksapagues të rregullt. Banorët thonë se zona është lënë në harresë ndërsa pushtetarët kujtohen një muaj para zgjedhjeve.
Një banor i zonës thotë: Nga të kaloj unë. Më jep një zgjidhje. Këtu vetëm vijnë për vota. Kam 24 vjet që paguaj taksa dhe nuk pashë një ditë të mirë”
“Ka 7 vjet që ka fituar zgjedhjet e një herë nuk ka ardhur të shohë si jeton ky komunitet. Askush nuk ka vendosur dorë në këtë lagje”
Kjo rrugë është shqetësuese dhe për drejtuesit e mjeteve.
“Ka 30 vite që banoj e askush nuk ka vënë dorë. Tre herë e kam niveluar rrugën me çakull por nuk rri çakulli. Një herë në javë çoj makinën në servis. Taksat i paguajmë por asgjë”
Banorët ankohen se në zonë nuk ka as kosha mbeturinash ndërsa kërkojnë një zgjidhje nga bashkia.
“Po na e bëjnë jetën të vështirë”
Përgjegjësinë e mungesës së investimeve ia lënë kryebashkiakut Veliaj që sipas tyre reklamon rrugët e asfaltuara ndryshe nga se është realiteti.
“Ai Erjoni del atje ku e gjen të shtrume por shiko si janë. Mos shko atje ku është me qilima po hajde këtu” thotë një banor.