Një makinë është përfshirë nga flakët në kryqëzimin që ndodhet pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Ngjarja ka shkaktuar fillimisht panik te kalimtarët.
Siç tregojnë edhe pamjet në vendin e ngjarjes, makina është përfshirë nga flakët në pjesën e përparme.
Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e incidentit.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 12:20, në bulevardin “Gjergj Fishta”, si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues R.S., 25 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Nuk ka probleme drejtuesi i mjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.