Një plagosje me armë ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë.
Raportohet se pas një sherri me ortakun e tij ka mbetur i plagosur me armë Sino Llanaj.
Ai është pronar i “Star Construction” dhe janë konfliktuar për shkak të problemeve me shitjen e apartamenteve nga dy herë.
Gjithashtu bëhet e ditur se edhe roja e këtij objekti është goditur me sende të forta.
Ndërkohë një javë më parë, ata u konfliktuan sërish fizikisht dhe pamjet e sherrit qarkulluan në rrjetet sociale.
Pallati është në ndërtim në rrugën “Ndre Mjeda” në njërën prej zonave që po merr mjaft zhvillim sëfundmi në Tiranë.