Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet e shkollave “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” në Tiranë bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliajpasditen e sotme.
Rama tha se bankat e shkollës që po rindërtohen janë njësoj si në shkollat më të mira të vendeve të BE-së.
“Në kantieret e shkollave “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” që po rilindin shumë më të bukura, më të forta e më të mëdha, pas rrënimit nga tërmeti. Fëmijët e mësuesit e prekur nga 26 nëntori i shkuar, po kthehen e do vazhdojnë të kthehen në hapësira fantastike mësimore, njësoj si shkollat më të mira të Bashkimit Europian”, tha Rama.
Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj deklaroi gjatë inspektimit se në gjatë fushatës së rindërtimit janë ndërtuar më shumë shkolla se për 30 vite në Shqipëri.
“Bashkisë së Tiranës i kalon një fond prej 1.6 mld lekë për një numër të ri shkollash. Në këto muaj kemi ndërtuar më shumë shkolla se sa janë ndërtuar në 30 vite”, tha ministri.