Një banesë pranë Teleferikut në Dajt është përfshirë nga flakët.
Sipas policisë, më datë 14.01.2021, rreth orës 11:30, në rrugën e Teleferikut, në Dajt ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F.S. ku ka vetëm dëme materiale.
Nuk ka probleme për banorët.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.