Qytetarët e Tiranës po përballen me probleme të furnizimit me energji elektrike.
Një prej zonave më të mëdha në Tiranë, ‘Don Bosko’, prej katër orësh pa energji elektrike.
Nga denoncimet e banorëve të zonës, mësohet se nuk janë lajmëruar për një ndërprerje kaq të gjatë nga organet kopetente.
Duhet theksuar se temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe kushtet e vështira të motit kanë krijuar probleme për shumë familje.