Një 58 vjeçar është gjetur i pajetë në një magazinë të një firme në autostradën Tiranë-Durrës.
Sipas informacioneve paraprake, viktima është N.D., pronari i firmës.
Nga hetimet nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.