Zbulohen detaje të reja nga vdekja e biznesmenit në Tiranë, trupi i pajetë i të cilit u gjet rreth orës 07:40, në një magazine në autostradën Tiranë-Durrës.
Miqtë dhe të afërmit e tij, si dhe disa faqe në rrjetët sociale, konfirmojnë se bëhet fjalë për biznesmenin e njohur kuksian Naim Dedja.
Lajmin e trishtë për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët, ndërsa ngjarja u raportua edhe nga policia.
Dedja ishte importues ekskluziv i markave kosovare të pijeve dhe ishte President i ‘Lindi Al’.
Sipas raportimeve ai të para ka humbur jetë për shkaqe natyrale, ndërsa varrimi pritet të mbahet nesër.