Përplas këmbësorin me makinë, 42-vjeçari në spital, shoferi në arrati

Tirana

Përplas këmbësorin me makinë, 42-vjeçari në spital, shoferi në arrati

Më: 31 janar 2021 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Një 42-vjeçar në Tiranë me iniciale D.Gj ka përfunduar në spital pasi është përplasur nga një automjet i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin.

“Më datë 31.01.2021, rreth orës 13:40, në Misto Mame, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar dhe më pas është larguar nga vendngjarja shtetasin D. Gj., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e mjetit”, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat