Tre automjete raportohet se janë djegur në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë në zonën e Liqenit të Thatë në garazhin e një pallati në ndërtim.
Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve.
Deri tani nuk ka informacione të detajuara në lidhje me këtë ngjarje.
Ndërkohë gjatë natës një automjet u dogj në oborrin e një banese ne Krujë.