Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është zbuluar në një familje në Tiranë pikërisht nga djali i mitur i shtëpisë, vetëm 5-vjeç.
Ky i fundit ka treguar për prindërit se është ngacmuar seksualisht nga një 45-vjeçar që është i afërmi i familjes.
Kjo ngjarje raportohet të ketë ndodhur në zonën e Yzberishtit.
Neës 24 raporton se 45-vjeçari që akuzohet se ka kryer veprime të turpshme me djalin e nipit të tij, është shpallur në kërkim.
Ka qenë pikërisht 5-vjeçari ai që i ka treguar prindërve të tij për veprimet e 45-vjeçarit.
Këta të fundit të shokuar, kanë denoncuar rastin në polici.