Parku i Liqenit Artificial ishte i tejmbushur me qytetarë këtë të dielë. Pavarësisht rasteve në rritje të të infektuarve dhe shtrimeve në spitale të rinj dhe të moshuar kanë neglizhuar masat anti-Covid duke shaktuar grumbullime dhe duke mos mbajtur maskën.
Në javën e fundit vendi ynë ka njohur një përkeqësim të situatës, sa i përket të infektuarve me loronavirus
Në strukturat spitalore situata është e vështirë, në katër strukturat spitalore po trajtohen 431 persona dhe vetëm 100 shtretër janë të lirë.
Por shifrat duket se nuk i trembin qytetarët.
Me rreth 1100 infektime në 24 orë shëtitorja në parkun e Liqenit Artificial është e tejmbushur, qytetarët neglizhojnë masat duke mos shmangur grumbullimet dhe disa nuk përdorin as maskë.
Pamjet në video tregojnë se rreziku i infektimit është i madh. Prej mëngesit, 6 efektivë të policisë ishin stacionuar vetëm në digën e Liqenit.
Në rastet më të mira qytetarët vetëm këshillohen për mbajtjen e maskës.
Por nuk mungojnë as gjobat.
Të gjithë e kanë një maskë me vete, por jo në funksion të anti-infektimit. Disa e nxjerrin nxitimthi sapo vërejnë policinë.
Justifikimet për shkeljen e kësaj mase anti-Covid janë të shumta.
“Nuk rrimë në ambjente të mbyllura shumë.”
Sa e hoqa, do të pi cigare.”
Disa frikësohen nga qytetarët neglizhentë, por gjithësesi janë kundër kufizimeve të tjera.
“Shohin policin dhe vënë maskën.”
“Nuk është aq e nevojshme për mbyllje se njerëzit do të punojnë.”
Ndërkohë që në pedonalen e Liqenit ishin shtuar kontrollet, në lokale askush nuk shqetësohej prej kontrollorëve.