Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar popullin e Kosovës me rastin e Ditës së Pavarësisë.
“Ja kështu bëhet!
Dashni nga Tirana! #Kosova13 , shkruan Veliaj krahas një videoje të postuar në Facebook me një flamur gjigant të Kosovës në godinën e bashkisë që ai drejton.
Kosova nesër shënon 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë me një sërë aktivitetesh në të gjithë vendin.