Personi, i cili u plagos me armë zjarri silenciator ka ndërruar jetën në spital. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur pranë “Piramidës” në kryeqytet.
Sipas News24 një person është plagosur me dy plumba dhe është dërguar në spital për mjekim.
Nga informacionet e para mësohet se personi është qëlluar me armë zjarri silenciator nga persona ende të paidentifikuar.
Ende nuk bëhet i ditur emri i të plagosurit, ndërsa forca të shumta policia kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.