Tirana sot i ngjan një qyteti të zakonshëm, të pa-infektuar nga COVID-19.
Qytetarët kanë vërshuar që në orët e para të kësaj të shtune me diell duke mbushur rrugët, parqet, baret e restorantet, ndërsa vetëm maskat të kujtojnë se jemi në pandemi.
Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk mori kufizime shtesë dhe kjo i ka bërë qytetarët të dalin e të shijojnë fundjavën, ndërsa masat duket se nuk respektohen.
Gazetarja Dorina Halili raportoi nga Parku i Liqenit të Tiranës se në terren ka qytetarë që nuk respektojnë masat apo i mbajnë në mënyrë të gabuar maskat, duke mos mbuluar hundën edhe gojën.
Ndërkohë gazetarja raportoi se në lokale nuk respektohet distanca sociale mes qytetarëve.
Sipas saj, pritet mbledhja e Komitetit të Ekspertëve për masat e reja, por nuk ka një datë të saktë.