Moti me diell dhe fundjava kanë shtuar daljet e qytetarëve në Liqenin Artificial të Tiranës.
Në një kohë kur numrui i të infektuarve po rritet dita-ditës, duket se masat anti-Covid nuk po respektohen siç duhet.
Burim infeksioni mbeten kafenetë dhe tavolinat ngjitur.
“Është tmerr, në një tavolinë të vogël 4-5 të rinj.Pa maska, pa gjë, qeshin, këndojnë. Më çudit kjo gjendje.”
“Me gjysmë metri tavolinë rrinë katër veta me çiklat e njëri-tjetrit.”
“Lokali është jashtë parametrave.”
Ka edhe nga ata që kërkojnë të merren masa edhe më të rënda.
“Po nuk u mbyllën lokalet vështirë është. Rinia rrinë në tavolinë.”
“Ne jemi popull mendjemëdhenj, nuk na zë gripi, jemi të fortë, por ne po sëmuremi më shumë.”
Qytetarët akuzojnë policinë e shtetit se po shfrytëzon situatën parazgjedhore dhe nuk po implementon masa ndëshkuese te të gjithë.
“Policia nuk vendos gjoba, është para votimeve…ku e di unë se çfarë bëhet tani.”
Vetëm një ditë më parë janë regjistruar 986 raste të reja me Covid 19, ndërkohë kanë humbur jetën 19 persona, ndaj dhe mbajtja e maskave dhe distancimi social janë thelbësore.