Ndërtimi pa kriter dhe zaptimi i hapësirave publike është kthyer në një problem për qytetarët e Tiranës.
Hapja e disa kantierëve ndërtimi njëkohësisht jo vetëm që kanë bllokuar hapësirat por kanë kthyer Tiranën në një kaos plot trafik.
Të jetosh dhe qarkullosh në Tiranë është bërë shumë e vështirë, sidomos për drejtuesit e mjeteve që janë të detyruar të përshkojnë distance të gjata me automjet për punë apo për nevojat e përditshme.
Mungesa e trotuarëve e bën të pamundur kalimin e lirë të qytetarëve. Ndërsa këmbësorët thonë se shpeshherë ndihen të ndihen të rrezikuar.
Qytetarët i bëjnë thirrje bashkisë Tiranë të marrë masa për sisteminim e rrugëve pasi deri në zgjidhjen e problematikës ato vijojnë të jenë të ekspozuar ndaj rreziqeve.