Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në Tiranë, përkatësisht në zonën e Kombinatit.
Një person mësohet se ka terrorizuar me armë zonën në rrugën ‘Shaban Bardhoshi’.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.
Mësohet se shtetasi R.G ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Artur Korteshi.
Shkak për këtë ngjarje raportohet të jetë bërë fakti që Korteshi ka debatuar ditën e djeshme me vëllain e autorit.