Policia ka arrestuar një 27 vjeçar në Bulevardin “Gjergj Fishta”.
Ai vidhte qytetarët me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë.
T.S, 27 vjeç banues në Laç është me precedentë të mëparshëm penalë.
Sipas policisë, i arrestuari është autor i vjedhjes me dhunë të një shume parash dhe disa sendeve me vlerë të shtetases E.I.