Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa votuan pak minuta më parë.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Veliaj tha se kjo e sotmja është si një ditë feste, ndërsa bëri thirrje për votim masiv.
“Sot kemi një shans të votojmë masivisht, mundësi që të përfundojmë mirë historinë e zgjedhur.
Le ta trajtojmë si një ditë feste, si Ditën e Verës. Vota është më e fortë se plumbat”, u shpreh Veliaj.