Deri në orën 07:31 të mëngjesit të sotëm në Tiranë janë numëruar 195 nga 1243 kuti në total.
Deri tani PS udhëheq me 51.46 %, e ndjekur nga PD me 36.12 %, LSI 6.07 % dhe PSD e drejtuar nga Tomi Doshi, i cili dha dorëheqjen, 2.84 %.
Ndërkohë, raportohet se në orën 07:20 është ndërprerë procesi i numërimi në KZAZ nr. 32 në Tiranë, që ndodhet te shkolla “Hasan Tahsim” te Pazari i Ri.
Raportohet se komisionerët e PD-së kanë kërkuar pushim për shkak të lodhjes.

