Drejtuesi politik i PS në Tiranë, Erion Veliaj, jep lajmin se Partia Socialiste ka fituar edhe zonën e Dajtit, në kryeqytet.
Në një deklaratë nga selia rozë, Veliaj tha se PS ka fituar në Dajt me 52%.
“Shumë faleminderit të gjithëve, komisionerëve, vëzhguesve, monitoruesve, atyre që shërbyen gjithë fundjavës.
Ju them me kënaqësi që ne e kemi zbritur malin më të bukur të Tiranës, Dajtin, me një super-fitore, 52%. Kjo fitore na bën të ndihemi shumë krenarë”, tha Veliaj.