Gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka ritakuar dhe shokun e tij të vjetër Jeremy.
Si Veliaj dhe Jeremy 22 vite më parë u larguan përkohësisht nga Michigani për t’ iu bashkuar grupeve të ndihmës gjatë dhe pas Luftës në Kosovë.
“Si fluturon koha!
22 vite më parë, unë dhe Jeremy u larguam për pak kohë nga Michigani dhe iu bashkuam grupeve të ndihmës gjatë dhe pas Luftës në Kosovë – një përvojë që na ndryshoi jetën! Sot ishte kënaqësi të ritakoheshim në Washington DC, ku Jeremy dhe USAID po luftojnë fort kundër pandemisë”, shkruan Veliaj.