Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Bëhet e ditur se një automjet ka humbur kontrollin e si pasojë ka përfunduar në trotuar.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e Misto Mames, në rrugën kryesore.
Siç shihet edhe nga pamjet, makina është përplasur me hekurat anësore të rrugës, si dhe me një pemë, duke u shkatërruar thuajse totalisht në pjesën e parme të saj.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila po heton rreth aksidentit në fjalë.