Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Në një postim të faqes JOQ shihet një mesazh denoncues se në zonën e Liqenit Artificial të Tiranës, prindërit kanë lënë brenda makinës fëmijën rreth 3-vjeç dhe janë larguar.
Siç shihet në foto, pranë makinës ndodhen forcat e policisë.
Postimi JOQ:
“Pershendetje JOQ. Tani live te liqeni. Prinderit kane lene femijen brenda ne makine te mbyllur dhe kane ikur. Femija rreth 3 vjec.lajemriam policine. Asnje shenje nga prinderit”.