Një aksident me makinë ka ndodhur sot pasdite tek “rruga e Kavajës”, përballë Policisë Bashkiake” në Tiranë.
40-vjeçarja ishte duke kaluar te vizat e bardha kur është goditur nga makina në ecje. Pas përplasjes shoferi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Gruaja është dërguar në spital ku po merr dhe mjekimin e nevojshëm, ndërsa nuk dihen ende gjendja e saj.
Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po merret me çështjen.