Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 18-vjeçar mbeti i plagosur me thikë.
I plagosur nga kjo ngjarje mbeti 18-vjeçari me iniciale T. D., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në rrugën “Myslym Keta”.
Sa i përket autorit, ai është një i ri 22-vjeçar me iniciale E. T., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Policia e shoqëroi këtë të fundit në ambientet e Komisariatit, ndërsa vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.