Mësohet se 45 vjeçari që u gjet i pajetë në fushat pranë Qytet Studenti në kryeqytet ka qenë duke bërë stërvitje dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.
Siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme, burri u gjet i pajetë në rrugën “Gramoz Pashko”, tek Ish-Studenti.
Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/23/auto_-640-0-60d38165d2c201624474814.jpg)
Çfarë tha policia?
“Me datë 23.06.2021, në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 45 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/23/auto_-640-0-60d3816605527_11624474814.jpg)