Ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona në Tiranë.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë me dije se në kuadër të investimit për mirëmbajtjen e kabinave do të ketë ndëprerje të energjisë elektrike
"Nesër gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të punohet në kabinën “Dervish Hima 2” të NST Qendër ku do të vendosen pajisje të reja të linjës së transmetimit të mesëm".
Sipas OSHEE-së do të stakohet energjia në zonën pas Stadiumit “Air Albania” dhe pas Ambasadës Franceze.