Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në kryeqytet.
Një 34-vjeçar me inicialet O.S ka përplasur me motor një grua, 65 vjeçe.
Mësohet se gruaja është në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Ali Demi".
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:00, në zonën e Ali Demit, mjeti motorr me drejtues shtetasin O. S., 34 vjeç ka aksidentuar një shtetase ende të paidentifikuar, rreth 65-vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.