Mjekja e familjes ne QSH.10 Xhensila Nazaj tha se këto ditë është shtuar shume numri i testimeve për shkak të frikës nga mutacioni "Delta“ dhe në rreth 50 testime, 2-3 rezultojnë pozitiv.
ISHP për cdo rast pozitiv rekomandon hetime të detajuara edhe me test PCR për të verifikuar llojin e virusit nëse edhe Alfa apo Delta.
Mjekja sqaron se me të interesuarit janë të rinjtë të cilët janë edhe më aktiv në lëvizje në një prononcim për RTSH.
Mjekët e familjes tërheqin vëmëndjen që qytetarët, sidomos ata që udhëtojnë të mos neglizhojnë asnjë shenjë që kosntatojnë si rrufë, dhimbje fyti, kollë dhe shqetësime kastro-intenstinale. Cdo shenjë duhet adresuar me urgjencë në qënder shëndetësore ku kryhet testi i shpejtë për të hequr dyshimet për covid.