Operatori i Shpërndarjes së energjisë elektrike ka njoftuar se ditën e nesërme në disa zona në Tiranë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Nga ora 09:00-15:00 në rrugën “Taulantia”, rrugën “Kole Popa” dhe një pjesë në zonën e ish-Tregut Elektrik , një pjesë e pallateve pranë Ministrisë së Jashtme, po ashtu në bulevardin “Zhan Dark” dhe në rrugën “Kamëz-Valias, Kasall do të ketë stakim të energjisë.
Gjithashtu edhe në rrugën “Agon” dhe në rrugën “Ention Frroku” do të ndërpritet energjia nga ora 10:00 deri në 16:00
Njoftimi i plotë:
Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 22 korrik
Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave, në datën 22 korrik do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Tiranë
09:00-15:00
Rruga “Taulantia”, rruga “Kole Popa” dhe një pjesë e zonës pranë ish- Tregut Elektrik, një pjesë e pallateve pranë Ministrisë së Jashtme, në bulevardin “Zhan D’Ark”, rruga Kamëz-Valias, Kasall
10:00-16:00
Rruga “Agon”, rruga “Ention Frroku”