Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së fundi ka vizituar Tiranën, ku i ka përcjellë punimet e ndërtimit të një kopshti për 300 fëmijë që mbështet nga fondacioni i saj.
Dhe me këtë rast ylli ndërkombëtar i muzikës dhe familja e saj janë mirëpritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
“E nderuar që ndodhem në Tiranë – Shqipëri sot (e premte), për të parë punën ndërtuese të ‘Sunny Hill Kindergarten’ në qendër të qytetit. Pas tërmetit të vitit 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke u blerë bluzat ‘Pray for Albania’ që i krijova me miqtë e mi BondNYC, i dyfishova fondet që i bëmë me bluzat dhe ato para po shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë. Jam mirënjohëse që ndodhem këtu për këtë sot, me familjen dhe miqtë e mi. Faleminderit kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për të gjithë ndihmën tuaj gjatë këtij procesi”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/23/auto_dualipa_222193792_230366082272687_4916186674630883647_n-750x7501627070625.jpg)
“Hapja 15 shtator 2021! Faleminderit Shqipëri”, ka shkruar Artistja në fotografitë e postuara.