Policia e Tiranës njofton se një 57-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Bëhet me dije se burri ka qenë duke peshkuar, kur edhe ka rënë në kontakt me rrymën, veprim që ka rezultuar fatal për jetën e shtetasit K.D.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacione paraprake.
Rreth orës 17:10, në fshatin Picallë, dyshohet se duke peshkuar ka rënë kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasit K. D., rreth 57 vjeç.
Në rrugën “Loni Ligori” rreth orës 17:25, ka rënë zjarr në një banesë. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.