Dy aksidente rrugor kanë ndodhur ditën e sotme në Tiranë.
Një kamion ka përplasur një 20 vjeçar me motor tek Ura e Beshirit.
Ndërsa një mjet tjetër a përplasur një 24-vjeçar i cili po ecte me motor.
Të dy të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
"Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:45, tek Ura e Beshirit, një mjet kamion me drejtues shtetasin M. B., ka përplasur motorrin me drejtues shtetasin K. H., 20 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Rreth orës 17:45, në rrugën “5 Maj”, mjeti me drejtues Y. D., ka përplasur motorin me drejtues D. L., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve." - njofton policia.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.