Një këmbësore raportohet se ka ndërruar jetë në Tiranë, pak minuta më parë si pasojë e një aksidenti rrugor.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Misto Mames” në kryeqytet, në rrugën “Besim Alla”.
Identiteti i këmbësores nuk bëhet me dije.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.08.2021, rreth orës 21:00, në “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident rrugor mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe.
Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.