Të lëvizësh me automjet në kryeqytet është e pamundur. Trafiku i rënduar të shoqëron në çdo segment, ku përveç saj, prezenca e mjeteve të tonazhit të rëndë po kthehet në një problem serioz për qytetarët.
Në kulmin e sezonit turistik kur fluksi i lëvizjeve është përqendruar në zonat turistike dhe bregdetare kjo është situata e rënduar e trafikut në dalje të kryeqytetit
Makina të tonazhit të rëndë, betoniere, furgonë, shoqërojnë përgjatë gjithë rrugës trafikun e rënduar të automjeteve.
Drejtuesve të mjeteve u duhet që nga rrethrrotullimi i Zogut të Zi dhe deri në hyrje të autostradës Tiranë Durrës të qëndrojnë në trafik për mbi 35 minuta.
Përveç temperaturave, qytetarët përballën edhe pluhurin e punimeve të Unazës së Madhe e cila vijon punimet edhe gjatë ditës.
Për shkak të punimeve në këtë zonë betonierët dhe makinat e tjera të ndërtimit të janë gjatë gjithë kohës prezente në qarkullim.
Edhe pse ligji e ndalon që mjetet e tonazhit të rëndë të lëvizin në oraret e mbrëmjes dhe mëngjesit kur fluksi është më i reduktuar, duket se kjo gjë nuk zbatohet ndërsa bashkia e Tiranës dhe policia nuk veprojnë.
Punimet në unazën e madhe vazhdojnë edhe gjatë ditës, ndërsa duket se situata e trafikut ka mbetur pa zgjidhje, e madje do të rëndohet për shkak të shtimit të lëvizjes dhe fillimit të shkollave në shtator.