Një operacion i nisur nga komisariati nr. 1 në kryeqytet po finalizohet me arrestimin e disa personave.
Policia ka mundur që të prangosë 7 persona, ndërmjet tyre edhe një kryeplak i një fshati tjetër, bashkautor i kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Kryezi.
Sekuestrohen 4 armë zjarri, një armë gjahu, municion luftarak dhe 11 telefona celular.
Komisariati i Policisë Nr. 1 Tiranë filloi procedimi penal për goditjen e personave që posedonin armë zjarri dhe tentonin të kultivonin bimë narkotike.
Kështu është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Kryezi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi shtetasve:
L. C, 55 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ Organizator i kultivimit të bimëve narkotike në territorin e fshatit Kryezi. .
D. H, 34 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’, ‘’Shpërdorim i detyrës “.
E. M, 21 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,
A. M, 31 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.
K. Gj, 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,
G. Gj, 36 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.
Xh. H, 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’.