Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kavajës në Tiranë.
Nga informacioni paraprak rreth orës 21:05, mjeti me drejtues shtetasin M. V., ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç.
Ai po dërgohet në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.