Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme ka ndodhur një ngjarje e rëndë në zonën e Astirit në Tiranë.
Një ashensor është shkëputur dhe brenda tij kishte 5 persona, mes tyre një grua shtatzënë dhe një fëmijë i mitur. Këta të fundit ishin dhe ato që mbetën më shumë të lënduar nga ngjarja e rëndë.
Të lënduarit tashmë janë nxjerr nga vendi i ashensorit.
Personat e lënduar janë nxjerrë nga pallati me barrela.
Në vendin e ngjarjes mbërriti ambulanca dhe policia, të cilat u lajmëruan nga banorët e pallatit që u alarmuan dhe shokuan nga ngjarja e rëndë.