Policia ka shtuar kontrollet në rrugën interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë për të bërë të mundur parandalimin e aksidenteve dhe prangosjen ose gjobitjen e shoferëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.
Janë vendosur rreth 16 masa administrative për shpjetësi dhe manovra të kryera në rrugë.
Gjatë orëve të mbrëmjes, janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 128 km/h deri në 166 km/h, ku në rrugë ende kishte lëvizje të shtuar të automjeteve.
Janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur deri në masën 0.96 mg/l dhe janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Plot 9 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj janë vendosur për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pas sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në rrugën interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë.
Policia Rrugore e Tiranës, po vijon kontrollet me ? në rrugën interurbane Tiranë – Durrës – Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
Gjatë orëve të mbrëmjes, në të dyja kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 128 km/h deri në 166 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende i lartë.
Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 7 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.
Janë vendosur 16 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 2 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.
Monitorimi ka vijuar dhe në rrugët e brendshme të qytetit me drager ?, ku si rezultat janë vënë në pranga 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur deri në masën 0.96 mg/l.
Janë pezulluar 8 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit ?.
Si dhe janë vendosur 9 masa administrative me vlerë 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pas sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.
Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, e nga Korça në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë?, alkooltestues?, dronë, kamera e aparatë fotografik?.