Një kalimtar është plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në aksident janë përfshirë dy makina, njëri drejtues me inicialet E. B. dhe tjetri E. Sh.
Sipas policisë, nga përplasja e dy makinave është dëmtuar një këmbësor ende i paidentifikuar, i cili ishte duke kaluar në rrugë.
I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.