Dy adoleshentë janë arrestuar, pasi janë kapur duke shitur doza me lëndë narkotike kanabis.
Në pranga kanë rënë E.SH 17 e K.R të dy 17 vjeç.
Dyshohet se ky i fundit ishte organizatori i kësaj veprimtarie. Policia ka sekuestruar një sasi lëndë narkotike, e ndarë në doza, gati për shitje, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e lëndës narkotike, dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve E. Sh, 17 vjeç dhe K. R., 17 vjeç, pasi në Rrugën e Bogdanëve, shtetasi E. Sh, u kap në flagrancë duke shitur doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat i siguronte nga shtetasi K. R, i cili dyshohet se ishte organizatori i kësaj veprimtarie. Në vijim të veprimeve, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë narkotike, e ndarë në doza, gati për shitje, një shumë parash e dyshuar e perfituar nga shitja e lëndës narkotike, dhe sende të tjera të kundërligjshme.