Ditën e nesërme në kryqytet do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.
Përmes një njoftimi në Facebook, OSHEE bën me dije se ndërprerja do të bëhet në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave.
Mësohet se stakimi do të bëhet gjatë intervalit kohor 09:00-15:00, ku do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë: Rruga “Myslym Keta”, dhe një pjesë e pallateve tek urra e Gjiroses dhe tek rruga “Zef Jubani”.
Njoftim për abonentët #Tiranë
Stakim, 9 tetor
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 9 tetor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
Pjesërisht: Rruga “Myslym Keta”, dhe një pjesë e pallateve tek urra e Gjiroses
09:00-16:00
Pjesërisht rruga “Zef Jubani”