Suat Jegeni, një nga sportistët që ka bërë historinë e atletikës shqiptare dhe pjesëmarrës në shumë maratona të Europës u nda nga jeta një natë më parë.
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të sportistit të njohur që na ka përfaqësuar në shumë vende.
“Teksa po përgatisim detajet e fundit të Maratonës së Tiranës, na trishtoi shumë lajmi për ndarjen nga jeta të Suat Jegenit, një nga sportistët që ka bërë historinë e atletikës shqiptare dhe maratonomak që ka vrapuar në shumë maratona të Europës.
U prehsh në paqe”, shkruan Veliaj.